Raptors deklasojnë Cavs

Skuadra nga Kanada është treguar e pamëshirshme ndaj nën kampionëve të NBA.Humbje e thellë për Cleveland Cavaliers që në Air Canada Center nuk pati fuqi të tregonte asgjë përballë vendasve të Torontos.

Gjithçka shumë e thjeshtë për Raports, pasi skuadra e Dwane Casey e dominoi takimin nga fillimi deri në fund duke mos vuajtur as mungesat e dy yjeve të ekipit Kyle Lowry dhe Serge Ibaka.

133:99 në favor të Torontos ishte rezultati i sfidës me kanadezët që blinduan vendin e dytë në Konferencën e Lindjes dhe njëkohësisht i shkaktuan Cleveland-it humbjen e 15-të sezonale. LeBron James realizoi 26 pikë për mysafirtë nga Ohio që pësuan humbjen e shtatë në dhjetë ndeshjet e fundit. Dallimin në këtë sfidë e bëri loja në grup e Raptors ku shtatë lojtarë shënuan pikë dyshifrore, kurse VanVleet ishte basketbollisti më i mirë në parket për Raptors me 22 pikë.

Boston Celtics dhe Philadelphia 76ers udhëtuan drejt Evropës për t’u ndeshur njëra me tjetrën në O2 Arena të Londrës.

Celtics arritën të triumfonin 114:103 pas një rikthimi sensacional që kënaqi të pranishmit në palestër. Philadelphia dominoi gjysmën e parë të takimit duke arritur madje një avantazh prej plot 22 pikësh, por një rikthim i Boston në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka.

Për Celtics më të mirët ishin Jaylen Brown, me 21 pikë, Kyrie Irving me 20 pikë dhe Marcus Morris me 19.

Humbje befasuese për San Antonio Spurs që në Staples Center u mposhtën nga Los Angles Lakers 81:93. Kujtojmë se ekipi i Lakers është më i dobëti në Konferencën e Perëndimit, kurse Spurs po luftojnë për pozitat e larta në këtë konferencë.