Radha për Ligën e Evropës

Pas Ligës së Kampionëve, është radha për zbulimin e katër gjysmëfinalistëve të Ligës së Evropës, që pritet të dalin pas katër ndeshjeve që zhvillohen sonte.

Napoli e pret Wolfsburgun në “San Paolo” vetëm për të konfirmuar kalimin tutje, pasi që punën e ka kryer qysh në ndeshjen e parë në Gjermani, ku fitoi bindshëm me rezultat 4:1.

Ndeshja e dytë e mbrëmjes që zhvillohet në Itali, luhet në “Artemio Franchi”, ku Fiorentina dhe Dinamo Kiev luftojnë për një biletë që dërgon tutje.

Barazimi 1:1 në Ukrainë e bënë këtë ballafaqim maksimalisht interesant, me skuadrën e Vicenzo Montellës që e ka një përparësi për t’u kualifikuar.

Në dy ndeshjet tjera takohen Zenit-Sevilla dhe Dnipro-Club Brugge. Që të katër ndeshjet fillojnë në ora 21 e 5 minuta. /Gazeta Tribuna