“Pse të largohem nga Chelsea”?

Thashethemet për një largim të mundshëm të Oscarit nga Chelsea në verë, i ka mohuar vetë mesfushori brazilian.

Ai për ‘goal.com’ ka deklaruar se do të vazhdojë të luajë në “Stamford Bridge’. “Jam shumë i lumtur këtu. Chelsea është njëri prej klubeve më të mira në botë, prandaj nuk mund të kuptoj përse duhet të largohem”, tha Oscar.