Pse qau me zë Xhevdet Shabani pas largimit nga Feronikeli?

Futbollisti me përvojë, Xhevdet Shabani, sot është larguar edhe zyrtarisht nga Feronikeli, për të kaluar në skuadrën e Dritës nga Gjilani.

Shabani, gjatë përshëndetjes me lojtarët dhe stafin teknik, nuk ka mundur t’i ndal lotët, duke qarë para të gjithëve.

“Ka qarë në momentin kur është përshëndetur me të gjithë. Është mërzitur shumë sepse ka kaluar shumë mirë në Drenas”, ka thënë për Gazetën Tribuna, njëri prej zyrtarëve të Feronikelit.

Largimin e Shabanit e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Feronikelit në Facebook.

Drenicasit e kanë falënderuar futbollistin nga Kaçaniku për të gjitha që ka dhënë për ekipin nga Drenasi.

“Mesfushori nga Kaçaniku Xhevdet Shabani i ka dhënë fund pas gjashtë muajve aventures në skuadrën tonë. Me kërkesën e vet lojtarit Shabani kryesia e klubit ka vendos ta liroj pa kushte. Arsyet e lojtarit ishin obligimet ndaj familjes, dhe një skuadër më afër Kaçanikut do të ishte e mirë dhe më e lehtë për lojtarin, kryesia e gjendur para kësaj kërkese ka qenë shumë e kuptueshme dhe i ka dhënë lejen për largim pa asnjë kusht Shabanit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Feronikelit.

Xhevdet Shabani ka luajtur 12 ndeshje për Feronikelin në stinorin pranveror dhe ka shënuar vetëm dy gola./Gazeta Tribuna/