Pse aeroplanët s’lejohen të udhëtojnë mbi shtëpinë e Messit

Argjentinasi Lionel Messi jeton në një zonë shumë të qetë të Barcelonës, falë edhe faktit se aeroplanët s’lejohet të udhëtojnë mbi shtëpinë e tij.

Në një konferencë për media më parë, presidenti i kompanisë ajrore Vueling e zbuloi sekretin prapa një ndër kuriozitetet më të mëdha lidhur me shtëpinë e Lionel Messit në Gava të Barcelonës.

Kur u pyet për mundësinë e zgjerimin e pistave të aeroportit El Prat, ai tha se vendimi që aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi zonën ku është shtëpia e Messit ua kufizon atyre opsionet.

“Aeroplanët s’mund të fluturojnë mbi aty ku jeton Messi, është i vetmi vend në botë ku është kështu”, ka sqaruar Javier Sanchez-Prieto.

Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë asgjë me prezencën e Lionel Messit aty. Ajo zonë e Gavas ka ligje të ambientit që nuk lejojnë rrugët e aeroplanëve të kalojnë mbi atë hapësirë ajrore.

Zëri i prodhuar nga aeroplanët e pengon jetën e kafshëve të egra dhe kjo bën që aeroplanët të detyrohen ta shmangin atë zonë të Gavas dhe të udhëtojnë mbi det. Kjo e kufizon edhe përdorimin e pistës së tretë të El Prat, një problem që ka ngjallur shumë debat.

Për momentin, ajo pistë përdoret vetëm për nisjen e aeroplanëve, pasi që zbarkimi i aeroplanëve bën më shumë zhurmë për banorët e Gava Mar, Viladecans dhe Castelldefels.