Presidenti i La Liga-s ‘thumbon’ Ronaldon: Prezenca e tij në Seria A është vërejtur shumë pak

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas mendon se La Liga-s nuk i mungon Cristiano Ronaldo dhe që ky i fundit nuk e ka përmirësuar Seria A.

Portugezi kaloi para dy viteve të Juventusi pasi nëntë viteve të shkëlqyeshme të Real Madridi.

Mirëpo, Tebas mendon se CR7 nuk e ka përmirësuar Seria A dhe prezenca e tij mezi është vërejtur.

“Sinqerisht nuk dua që Ramos dhe Messi të largohen, por nëse ndodh atëherë do rikthehemi përsëri”.

“Cristiano Ronaldo u largua dhe disa persona ma kujtojnë në Tëitter. Iu siguroi se asgjë s’ka ndryshuar. Për të qenë i sinqertë Seria A nuk është përmirësuar shumë, ata mezi e kuptuan arritjen e tij”.

“Neymar shkoi të PSG, por Ligue 1 është ende Ligue 1. La Liga dhe klubet e mëdha janë mbi çdo lojtar, nuk ka rëndësi talenti”, deklaroi ai.

Sidoqoftë, vazhdon të ekzistojë mundësia që Neymar të rikthehet të Barcelona në verën e ardhshme.