Premierligë: Rrezikohet anulimi i xhiros së ardhshme – tjetër stuhi e fuqishme po i afrohet Anglisë

Java e kaluar ka parë të anulohen disa ndeshje, përfshirë edhe atë të Premierligës mes Manchester City dhe West Ham United.

Kampionati elitar i futbollit anglez pritet të ketë telashe edhe në vikendin e ardhshëm, me disa ndeshje që rrezikojnë të shtyhen, përfshirë atë mes Norwich dhe Liverpool.

‘The Sun’ shkruan se Premierliga rrezikon të përballet me një tjetër xhiro të anuluar, për shkak të ‘stuhisë Dennis’, i cili po përgatitet të dëmtojë Britaninë e Madhe.

Wolverhampton – Leicester, Southampton – Burnley, Norwich – Liverpool pritet të jenë disa nga ndeshjet që pengohen nga kjo stuhi.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i FA, për xhiron që po afron.