Porto i’a terron Bayernit (VIDEO)

Porto ka befasuar gjigandët e Bayern Munichun, duke e mposhtur 3 me 1 në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Estadio do Dragao.

Loja nisi shumë mirë për portugezët të cilët u treguan të shpejtë në shënimin e golave.

Tre minuta pas nisjes së takimit, Ricardo Quaresma shënoi për 1-0 nga pika e bardhë pas ndërhyrjes së Manuel Neuerit ndaj Jackson Martinezin.

I njëjti futbollist shënoi edhe golin e dytë vetëm shtatë minuta më vonë, 2 me 0.

Në minutën e 28-të Thiago Alcantara ngushtoi rezultatin në 2-1, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, golin vendimtar të takimit e shënoi sulmuesi Jackson Martinez në minutën e 65-të.

BPas këtij rezultati të thellë, Bayerni nuk do ta ketë të lehtë në ndeshjen e kthimit në Allianz Arena javën e ardhshme.