Pogba në Manchester United?

Manchester United besohet që është afër kalimit të Paul Pogbas nga Juventusi, për një shumë prej 100 milionë euro.

Mesfushori francez është synimi kryesor për shumë skuadra të mëdha si Barcelona, Chelsea, Real Madrid, Bayern Munich, PSG dhe së fundi është raportuar interesmi i ish-skuadrës së tij, Manchester United.

Sipas “Daily Star”, djajtë e kuq janë skuadra kryesore për shërbimet e Pogbas.

Shtypi anglez thotë se Pogba do të largohet nga Juventusi qysh në verën që vjen, me një ofertë nga Manchesteri prej 100 milionë euro. (Tribuna Channel)