Pogba në dyshim për ndeshjen ndaj Sevillas

Mesfushori francez ka humbur edhe derbin e fundjavës ndaj Liverpoolit.

Jose Mourinho mund të mos e ketë në skuadër Paul Pogban, as për ndeshjen e nesërme ndaj Sevillas në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Francezi është lënduar në stërvitje dhe Mourinho ende nuk e ka të qartë nëse do ta ketë mesfushorin gati për këtë sfidë, transmeton KosovaPress.

“Nuk e di, nuk e di, ai është i lënduar”, ka thënë Mourinho.

“Ai u përplas në stërvitje me një lojtar një minutë para fundit. Nëse stërvitjet do të kishin përfunduar një minutë më parë, asgjë nuk do të kishte ndodhur”, u shpreh portugezi.

United ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë të zhvilluar në Spanjë dhe nesër do ta kërkojë kualifikimin në raundin tjetër.