Pingpong, organizohet TOP Turneu për Senior 2018

Me 08 dhe 09 dhjetor 2018 në palestrën e sporteve në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00, është paraparë që të mbahet turneu TOP 12 për Seniorët më të mirë, që janë edhe garat e fundit për vitin 2018. Të shtunën do të zhvillohen shtatë xhirot e para ndërsa të dielën edhe katër xhirot e mbetura.

Seniorët që kanë fituar të drejtën të marrin pjese në garën më të fortë të vitit janë:

nr Lojtari Viti Klubi Pikë
1 Rrahman Ademaj 1985 KPP Elting Dardania 1612
2 Fatih Karabaxhaku 2003 KPP Lidhja e Prizrenit 1380
3 Mentor Shabani 1980 KPP Ahmet Hoxha 1372
4 Kreshnik Mahmuti 2001 KPP Lidhja e Prizrenit 1350
5 Berkan Bajmak 1986 KPP Lidhja e Prizrenit 744
6 Jeton  Beqiri 1975 KPP Ahmet Hoxha 700
7 Ylli Maloku 1981 KPP Ahmet Hoxha 612
8 Milot Makolli 1985 KPP Elting Dardania 566
9 Alimemet Kaçaniku 1974 KPP Prizreni 534
10 Veton Gota 1994 KPP Prizreni 460
11 Erxhan Karabaxhaku 1978 KPP Prizreni 450
12 Dardan Imami 1993 KPP Lidhja e Prizrenit 418
  Rezervat
13 Eroll Boshnjaku 1970 KPP Sharri 340
14 Orhan  Kurteshi 1995 KPP Shkolla E-connect 332
15 Baton  Çitaku 1993 KPP Prishtina 304
16 Arlind Haliti 1994 KPP Shkolla E-connect 272

Ndërsa me 9 dhjetor po ashtu në Palestrën e Sporteve në Prishtinë duke filluar nga ora 12:00 (pas përfundimit të TOP 12 Seniorët), janë paraparë që të mbahen 7 xhirot e TOP 8 për Senioret më të mira të Kosovës për vitin 2018.

Senioret që kanë fituar të drejtën të marrin pjese në garën më të fortë të vitit janë:

nr Lojtari Klubi   Pikë
1 Linda Zeqiri 1993 KPP Drita 1550
2 Iliriana  Haliti 1995 KPP Prishtina 1088
3 Alma Mehmeti 2002 KPP Drita 968
4 Hanife Zeqiri 1996 KPP Drita 934
5 Nehare Janjeva 1995 KPP Prishtina 576
6 Edona Shabani 2000 KPP Vushtrria 520
7 Bleona Mehmeti 2002 KPP Drita 516
8 Jerina Rexhepi 2004 KPP Ahmet Hoxha 412
Rezervat
9 Alma Hoxha 2002 KPP Ahmet Hoxha 296
10 Lorena Elshani 2002 KPP Shkolla 172

“Kërkojmë nga klubet që të konfirmojnë pjesëmarrjen e lojtarëve të tyre më së largu deri më 06 dhjetor në ora 16:00, në rast të mos konfirmimit do të angazhohen rezervat që kanë konfirmuar gatishmërinë sipas renditjes”, thuhet në komunikatë.

Garat për TOP 8 dhe 12 Senior do të zhvillohen secili me secilin me tre seta të fituar, shorti do të hidhet nga komisioni i garave./Kosova.info/