Piatek zgjedh skuadrën e re

Sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piatek, dëshiron të transferohet te Tottenham Hotspur, pasi është mahnitur nga oferta e bërë nga skuadra e Premierligës.

Reprezentuesi polak ka humbur vendin e titullarit me të filluar viti 2020, kur Milan vendosi të transferonte Zlatan Ibrahimovicin.

Tottenham Hotspur është vënë në ndjekje të një sulmuesi, pas lëndimit të Harry Kane.

Edhe pse Spurs ende nuk kanë gjetur një marrëveshje me lojtarin, raportohet se Piatek ka refuzuar tashmë Romën, duke dëshiruar kalimin te skuadra e Mourinhos.

Përveç Romës, Chelsea dhe Manchester United gjithashtu kanë kërkuar shërbimet e Piatek.