Përfundon aventura e Feronikelit

Feronikeli përshëndetet nga Evropa për këtë vit.

‘Nikli’ sot është mposhtur 2-0 nga Slovan Bratislava në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Golin e parë në ndeshje e shënoi, De Marco (19’), kurse në pjesën e dytë shënoi edhe Holman (54’).

Tre minuta para fundit të ndeshjes, Mevlan Zeka është ndëshkuar direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj futbollisti kundërshtarë.

Kështu Feronikeli me rezultat të përgjithshëm 4-1, eliminohet nga Liga e Evropës.