Për herë të parë organizohet turneu i Karatesë “Prishtina Open 2018”

Klubi i Karatesë “Prishtina” , si një ndër klubet më të vjetra në Kosovë, organizon për herë të parë turneun ndërkombëtar të Karatesë “Prishtina Open 2018”.

Në këtë turne pritet të marrin pjesë rreth 500 garues nga Kosova , Shqipëria, Maqedonia, Mal i Zi në të gjitha kategoritë duke filluar nga grup mosha 7 vjeçare deri te seniorët.

Ky turne i cili do të mbahet nën patronatin e Kuvendit Komunal “Prishtinë” dhe i cili do të jetë garë zyrtare e Federatës së Karatesë të Kosovës do të mbahet me 29 Prill 2018 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.

Hapja solemne e turneut ndërkombëtar të Karatesë do të fillojë në orën 12:00.

Fjalën me këtë rast do ta marrin:

Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi

Themeluesi i Klubit të Karatesë “Prishtina” Prishtinë, Ekrem Taraku,

Përfaqësues nga Komuna (Departamenti për Rini Kulturë dhe Sport),

Përfaqësues nga klubet e Shqipërisë,

Përfaqësues nga klubet e Maqedonisë,

Përfaqësues nga klubet e Malit të Zi,

Kryetari i Klubit dhe Kryetrajneri aktual, Ismail Fazliu.