Për Behramin kërkohet ndërhyrja e trajnerit të Zvicrës

Përleshja e Valon Behramit me Johan Djoroun tek Hamburgu, do t’i nxjerr probleme edhe trajnerit të Zvicrës, Vladimir Petkoviq.
Ish-sulmuesi i Zvicrës, Kubilay Turkilmaz, në kolumnen e tij për ‘blick’, ka thënë se Petkoviq duhet të ulë të dy lojtarët dhe t’i pajtojë, sepse përndryshe mund të ketë probleme edhe në Përfaqësuese.
Të dy lojtarët luajnë me Zvicrën dhe Hamburgun, ndërsa të shtunën pas pjesës së parë u përleshën mes veti në zhveshtore. (Gazeta Tribuna)