Pendohet Guardiola, rikthen Hartin në skuadër (Foto)

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, nuk e ka përjashtuar rikthimin e Joe Hart në skuadre gjatë verës
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola gjatë verës së kaluar largoi nga skuadra Joe Hartin, i cili u huazua te Torino. Kurse, në vend të portierit anlgez transferoi Claudio Bravon nga Barcelona.

Por, si duket strategu spanjoll ka gabuar rënd me këtë veprim, pasi Bravon ka përfunduar në bankën rezervë pas paraqitjeve të dobëta deri më tani.

Ish trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut nuk e ka përjashtuar rikthimin e Joe Hart në skuadre gjatë verës, përcjell Express.

“Në fund të sezonit do të flasim për lojtarët të cilëve u skadon kontrata e huazimeve. Ne ndjekim të gjithë lojtarët të cilët janë duke luajtur. Ne ndjekim edhe Joe Hart çdo fundjavë”, ka deklaruar Guardiola. /Express/

untitled_1492155690-8164392