Pellegrino shkarkohet nga Southamptoni

Klubi anglez ka vendosur ta largojë nga puna trajnerin.

Rezultatet e dobëta të Southamptonit kanë bërë që drejtuesit e klubit ta shkarkojnë trajnerin Mauricio Pellegrino.

Së bashku me argjentinasin nga puna janë larguar edhe dy asistentët e tij, derisa klubi nga Premier Liga, ka njoftuar që shumë shpejt do ta gjejë zëvendësuesin e tij, transmeton KosovaPress.

“Ne si klub duam t’i falënderojmë, Pellegrinon dhe asistentët e tij për punën që kanë bërë në klub dhe u dëshirojmë fat në të ardhmen”.

“Në ditët në vazhdim do të zbulojmë edhe trajnerin e ri të skuadrës”, thuhet në njoftim.

Southampton renditet në pozitën e 17-të në tabelë dhe rrezikon seriozisht rënien nga liga, pasi vetëm një pikë më shumë sesa Crystal Palace dhe Stoke City, ekipe këto që gjenden në zonën e cila dërgon në Championship.