Paulinho i lënduar, mund të mungojë një muaj

Vazhdojnë problemet me lëndime te Barcelona.

Lista e lojtarëve të lënduar te Barcelona sa shkon e rritet. Pas Samuel Umtiti, Ousmane Dembele dhe blerjes së re Philippe Coutinho edhe braziliani Paulinho është lënduar.

Mesfushori ka pësuar një lëndim në sfidën e mbrëmshme ndaj Espanyolit në kuadër të Kupës së Mbretit të cilën Barcelona e humbi 1:0.

Sipas medieve spanjolle, ekziston frika që Paulinho mund të mungojë përreth një muaj që do të ishte një mungesë e madhe për trajnerin Ernesto Valverde.