Pas Muriqit, Kosova e humb edhe një futbollist tjetër para ndeshjes me Çekinë

Pas lëndimit të Muriqit, Kosova e ka marrë edhe një goditje tjetër para ndeshjes së nesërme kualifikuese për Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë, pasi e ka humbur Herolind Shalën shkaku i lëndimit.

Mesfushori Shala ishte në dyshim edhe pasi u grumbulluar nga Kosova të hënën, por tani burime të Gazetës Express nga ekipi kombëtar dardan në Plzen, bëjnë të ditur se Shala do të mungojë nesër në ndeshjen e parafundit dhe mbase më të rëndësishëm të vendit në këtë fushatë kualifikuese.

Shala i bashkohet një liste me disa mungesa të rëndësishme te Kosova, sulmuesit kryesor Vedat Muriqit, i cili e lëndoi nyjën e këmbës në fundjavë në një ndeshje me ekipin e tij Fenerbahce, si dhe Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut të cilët mungojnë tash e plot muaj.

Pas pak më shumë…