Pas 11 vitesh, Di Natale lë Udinesen

Pas 11 vitesh me fanellën e Udinezes, Antonio Di Natale do të ndryshojë skuadër.

Lojtari që ka dashuruar marrëzisht ngjyrat e kësaj skuadre tani ka dëshirë të provojë një tjetër aventurë dhe këtë e ka pohuar vetë agjenti i lojtarit.

Ai thotë se nuk do të rinovojë sërish dhe për të ka shumë skuadra të interesuara.

Edhe pse 37 vjec, ai është një nga lojtarët më të spikatur.

Gola spektakolarë kemi parë nga futbollisti italian, që për vite me radhë ka nderuar ekipin e tij duke refuzuar edhe oferta të shumta nga skuadra të njohura në Itali dhe Evropë.

Ai refuzoi Milanin, Juventusin, Fiorentinën dhe skuadra të tjera. Ndoshta mund ta mbyllë karrierën tek Empoli, ku e ka filluar.