Pajtim Kasami ndahet me Mino Raiolan, kalon nën menaxhimin e Jorge Mendes

Pajtim Kasami është në sezonin e tretë me FC Sion në Superligën e Zvicrës. 

Lojtari tash e një kohë po planifikon të largohet për një klub më të madh, por transferimi nuk u krye në këtë verë.

Ai ishte pjesë e menaxherit Mino Raiola, i cili është gjithashtu është përgjegjës për yjet si Zlatan Ibrahimovic, Mario Balotelli dhe Paul Pogba.

Pajtim Kasami (Sion)

Por ky bashkëpunim i përket të së kaluarës, pasi mesfushori i Sion larguar nga menaxhimi i italianit të njohur, pasi ka nënshkruar me menaxherin tjetër të njohur Jorge Mendes.

Ai gjithashtu ka nën menaxhim yje si Crisitiano Ronaldo, Joao Felix dhe Jose Mourinho.

Kasami kur ishte prezantuar te Sion

Mendes tani duhet të bëjë atë që Raiola nuk arriti të bëjë dhe kjo është që t’ia gjejë Kasamit një klubi të ri.

Kasami këtë sezon ka shënuar katër herë në kampionatin zviceran.