Pa gola në takimin Sevilla-United, Shakhtar befasoi Romën

Ka përfunduar pa gola sfida e sotme mes Sevillas dhe Manchester Unitedit, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, raporton KosovaPress.

Përballja mes skuadrës spanjolle dhe asaj angleze, ka dhënë një lojë interesante, me disa raste të mira, por që gola nuk kishte.

Fituesi do të mësohet në takimin kthyes, ku Manchester Unitedit llogaritet favorit, për shkak se luan në shtëpi.

Ndërkohë, në takimin tjetër që u zhvillua mes Shakhtar dhe Romës, takimi përfudnoi me rezultat 2-1. Skuadra italiane e mbylli pjesën e parë me avantazhin prej 0-1, Under shënoi golin e epërsisë për romakët. Derisa pritej që “romkët” të ruajnë këtë rezultyat, apo të shënojë edhe ndonjë gol, erdhi ndëshkimi nga Shakhtar, duke shënuar përmes  Ferreyra dhe Fred.

Në takimin kthyes Roma mund ta kthejë rezultatin në favor të vet, pasi luan në shtëpi, edhe pse nuk do ta ketë lehtë, përball Shakhtar që u tregu i rrezikshëm, ku pati rast të mirë që edhe në minutën e fundit të shënojë.