Ozil planifikon të financojë operacionet e 1 mijë fëmijëve dhe të ushqejë 100 mijë njerëz të pastrehë përmes bamirësisë

Këshillat e nënës së Mesut Ozil duket se kanë qenë të duhurat për djalin e tij, pas transferimit nga Real Madrid te Arsenal gjashtë vite më parë.

Këshillat e nënës së tij shpjegojnë më së miri pse superylli mysliman është në rrugën e duhur për të ndihmuar të uriturit, të sëmurët dhe të pastrehët në botë.

Në një intervistë ekskluzive të SunSport, agjenti i tij i besuar gjerman, avokati dhe mësuesi, Dr Erkut Sogut, zbulon gjithçka për jetën e fshehtë të një prej futbollistëve më të pasur në botë.

Në ditën e dasmës së tij me ish-Miss e Turqisë, Amine Gulse, verën e kaluar, Ozil premtoi të financojë 1000 operacione për fëmijët në nevojë në të gjithë globin.

Dhurata e tij për ditën e dasmës përfshinte gjithashtu ushqimin e 100,000 personave të pastrehë në 16 kampe dhe strehimore të refugjatëve në Turqi dhe Siri.

Kjo tregon edhe njëherë se çfarë lojtari me plotë klas është ai, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.