Orari i ri i garave i Albin Tahirit në Pyeongchang

Gara e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang, e paraparë të zhvillohej në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, sipas kohë sonë është shtyrë për shkak të erës së fortë dhe kushteve të papërshtatshme.

Albin Tahiri, përfaqësuesi i vetëm i Kosovës është dashur që në këtë garë të bëjë debutimin e tij olimpik, shkruan Insporti.

Organizatorët kanë njoftuar se gara e lëshimit është shtyrë për të enjten , në ora 03:00, sipas kohës sonë.

Ndërkohë, sipas orarit të i të garave, Albin Tahiri do të bëjë debutimin e tij në Lojëra Olimpik, do ta bëjë të martën, kur në program është kombinimi alpin, kurse sllallomi në kuadër të kombinimit zhvillohet në ora 03:30 sipas kohës sonë.

E martë, 13 shkurt, ora lokale 11:30, ora në Kosovë 03:30 – kombinim alpin – sllallomi

E martë, 13 shkurt, ora lokale 15:00, ora në Kosovë, 07:00 – kombinim alpin – lëshimi

E enjte, 15 shkurt, ora lokale 11:00, ora në Kosovë 03:00 – Lëshimi

E premte, 16 shkurt, ora lokale 11:00, ora në Kosovë, 03:00 – Super G

E diel, 18 shkurt, ora lokale 10:15, ora në Kosovë, 02:15 – Sllallomi i Madh

E enjte, 22 shkurt, ora lokale 10:15, ora në Kosovë 02:15 – Sllallomi