Orari i Kosovës për kualifikimet në Evropian

Kosova sot ka mësuar rivalët e saj të grupit për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Përfaqësyesja e Kosovës në Grupin A do ta ketë përballë Anglinë, Republikën e Çekisë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, transmeton Koha.net.

Ndeshjen e parë Kosova e luan në “Fadil Vokrri” më 25 mars 2019 ndaj Bullgarisë, e në ndeshjen e dytë luan ndaj fqinjit Malit të Zi.

Kurse kualifikueset do t’i mbyllë ndaj Anglisë më 17 nëntor në “Fadil Vokrri”.

Duke pasur parasysh se Kosova është e përfshirë në një grup me 5 ekipe, FFK-ja konfirmon se në dy xhiro do të pushojë, më saktësisht më 22 mars dhe më 11 tetor.

Orari i plotë i Kosovës është ky:

Kosova – Bullgaria, 25 mars 2019, 20:45

Mali i Zi – Kosova, 7 qershor 2019, 20:45

Bullgaria – Kosova, 10 qershor 2018, 20:45

Kosova – Republika e Çekisë, 7 shtator 2018, 15:00

Anglia – Kosova, 10 shtator 2019, 20:45

Kosova – Mali i Zi, 14 tetor 2019, 20:45

Republika e Çekisë – Kosova, 14 nëntor 2018, 20:45

Kosova – Anglia, 17 nëntor 2019, 18:00.

Kurse orari i kualifikimeve për Grupin A është si më poshtë:

Xhiro 1
22.03.2019 në orën 20:45
Bullgaria – Mali i Zi
Anglia – Çekia

Xhiro 2
25.03.2019 në orën 20:45
Kosova – Bullgaria
Mali i Zi – Anglia

Xhiro 3
07.06.2019 në orën 20:45
Çekia – Bullgaria
Mali i Zi – Kosova

Xhiro 4
10.06.2019 në orën 20:45
Bullgaria – Kosova
Çekia – Mali i Zi

Xhiro 5
07.09.2019 në orën 18:00
Kosova – Çekia
Anglia – Bullgaria

Xhiro 6
10.09.2019 në orën 20:45
Mali i Zi – Çekia
Anglia – Kosova

Xhiro 7
11.10.2019 në orën 20:45
Çekia – Anglia
Mali i Zi – Bullgaria

Xhiro 8
14.10.2019 në orën 20:45
Bullgaria – Anglia
Kosova – Mali i Zi

Xhiro 9
14.11.2019 në orën 20:45
Çekia – Kosova
Anglia – Mali i Zi

Xhiro 10
17.11.2019 në orën 18:00
Bullgaria – Çekia
Kosova – Anglia