Nxënësit e Rahovecit kampion të Kosovës në shah për 2015

Garat në shah filluan në nivelin lokal, për të vazhduar me sukses duke zënë vendin e parë në garat Regjionale në Gjakovë. Ndërsa në finalen e madhe në nivel Republikan më 30 Maj 2015 rrëmbyen medaljen e artë duke marrë Kupën e Kosovës, njëherit duke i mundur të gjithë moshanikët e shkollave fillore në mbarë Kosovën.

Këta nxënës vijues të rregulltë të shkollës së shahut për të rinj “Gani Daka” në Rahovec me mësuesin e tyre të shahut Sabahudin Kollari – Mjeshtër Shahu, (ish arsmitar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe i kësaj shkolle) edhe njëherë treguan se titujt e fituar më herët në Kolegjin “Mehmet Akif” në nivel republikan nuk ishin befasi, por treguan pjekuri si në garat individuale dhe ato ekipore.

Vlen të veçohet urtësia e udhëhequr nga arsimtarja e kësaj shkolle Arjeta Mullabazi e cila i dha kuroja morale nxënësve që të jenë të durueshëm, sepse lojërat e shahut zgjasin me orë të tëra, kështu nxënësit edhe vepruan me këshillat e arsimtares dhe korrën suksesin e shkëlqyer duke u bërë ekipi i shkollës Kampion i Kosovës në shah për vitin 2015

Urojmë nxënësit që edhe në të ardhmen të vazhdojnë suksese në këtë lojë të lashtë intelektuale!!