Nuk humb kohë, Setien gjen përforcimin e parë te Barcelona

Quique Setien e ka gati përforcimin e parë si trajner i Barcelonës.

Quique Setien është emëruar trajner i ri i Barcelonës. Dhe, strategu i ri duket se tashmë e ka në mendje përforcimin e parë te klubi katalan.

 “Mundo Deportivo” shkruan se Setien pëlqen shumë mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.

Setien e kishte pranuar pëlqimin e tij për Ruizin edhe gjatë një interviste në vitin e kaluar kur ishte trajner i Real Betisit.

Ylli i Napolit ishte objektiv i Barcelonës edhe me trajnerin Ernesto Valverde, i shkarkuar të hënën duke u zëvendësuar nga Setien.