Nuhiu: Krenar me të gjithë lojtarët, por edhe stafin

Atdhe Nuhiu ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes kundër Çekisë.

Nuhiu është shprehur i lumtur me mundësinë që i dha trajneri, por ka shprehur edhe mërzinë për dëmtimin e Vedat Muriqit, i cili pësoi dëmtim para ndeshjes.

Nuhiu zuri vendin e Muriqit, por ai vet beson se ishte Muriqi ai që duhej aktivizuar në këtë ndeshje, nëse fati nuk do donte që ylli i Fenerbahce të dëmtohej.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell intervistën e Nuhiut.

“Jam i gëzuar që më erdhi rasti të luaj. Kemi qenë të mërzitur për Vedatin që pësoi lëndim. U hap një mundësi për tjetër kënd, traineri më dha besimin.

Kemi qenë në dijeni për agresivitetin e Çekisë. E kemi ditë që do na sulmojnë që nga minuta e parë. Edhe ne jemi mundu që mos me dështu përpara portës. Çekia është njëfarë ekipe që ka super lojtarë.

Humbja është një lloj mësimi. Duhet të mësojmë nga këto ndeshje.

Jam krenar me të gjithë që arritëm deri në këtë fazë. Ndoshta nuk do jetë festë për kualifikim, por festë për përballimin me ekipet e mëdha si Anglia.”