Një rumun e dy malazez e gjykojnë sfidën historike të Sigal Prishtinës

Drejtuesit e Ligës Ballkanike, kanë bërë të ditur përmes faqës zyrtare gjyqtarët të cilët do të gjykojnë ndeshjen e parë finale ndërmjet Sigal Prishtinë dhe Rilski Sportis.

Gjyqtar kryesor do të jetë Marius Ciulin nga Rumania, së bashku me dyshën ndihmëse Zdravko Rutesiq dhe Igor Dragojeviq, nga Mali i Zi.

Në ndeshjen e dytë e cila do të zhvillohet në Bullgari, gjyqtarë kryesor do të jetë boshnjaku Ademir Zurapoviq.