Ningolan “kthehet” në Romë

Mesfushori portugez nuk është i lumtur në Camp Nou.

Andre Gomes dhe Barcelona mund të ndajnë rrugët qysh në muajin janar.

Portugezi që është transferuar te blaugranat nga Valencia para një viti e gjysmë, asnjëherë nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij në fanellën e Barcelonës dhe këtë sezon ai ka luajtur shumë pak nën drejtimin e Ernesto Valverdes.

Gomes nuk dëshiron të humbasë dhe ftesën nga kombëtarja e Portugalisë për Kupën e Botës dhe për këtë arsye dëshiron të shkojë në një klub ku mund të luajë më shumë.

Për 24-vjeçarin ka shprehur interesim Tottenhami dhe duke parë mundësinë që të shkojë në Premier Ligë, Gomes i ka kërkuar trajnerit Valverde ta lejojë të largohet gjatë janarit.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të pranojë shitjen e Gomes në mesin e sezonit.