Neymar te Barcelona, Griezmann te PSG

Barcelona po synon të rikthej në ‘Camp Nou’ sulmuesin brazilian Neymar.

Katalanët thuhet se janë duke shpresuar të bëjnë një marrëveshje të bujshme për të nënshkruar me Neymar gjatë verës, gjë që do të bënte që Antoine Griezmann të shkonte në drejtimin tjetër.

Francezi i është bashkuar Barcelonës verën e fundit nga Atletico Madrid për 120 milionë euro, por janë të hapur të lejojnë largimin e tij, për të mundësuar arritjen e marrëveshjes për Neymar.

Raportet në Spanjë bëjnë të ditur se Barcelona ka bërë Neymarin dhe Lautaro Martinezin e Interin si synimet kryesore me t’u hapur afati kalimtar.

Neymar është transferuar te PSG pikërisht nga Barcelona në vitin 2017, për 222 milionë euro.