Neymar ka një porosi për bashkëlojtarët

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar i cili ishte lojtari kryesor në ndeshjen ndaj PSG-së, duke shënuar dy gola ka thënë se së bashku duhet të dërgojnë Barcelonën në finale të Ligës së Kampionëve.

“Kemi zhvilluar një lojë shumë të mirë. Kishim rezultatin e favorshëm nga ndeshja e parë. Shpresoj të jemi të parët në Laliga dhe të arrijmë në finale të Ligës së Kampionëve”, deklaroi Neymar

Blaugranët u kualifikuan në gjysmëfinale të garës evropiane pas triumfit të përgjithshëm prej 5:1 kundër Paris Saint-Germainit, ndërsa braziliani shënoi dy gola në ndeshjen kthyese.