Neymar dëshiron kthimin në Barcelonë

Ylli brazilian, Neymar ka thënë se dëshiron të kthehet në Barcelonë.

Sipas mediave spanjolle, braziliani po i vjen keq për vendimin që kishte marrë për t’u transferuar tek PSG-ja.

Neymar raportohet se ishte transferuar në Paris për shkak që të mos qëndrojë nën hijen e Lionel Messit.

Braziliani duket se është penduar, dhe siç raportohet, Neymar është duke menduar kthimin në “Camp Nou”.

Ndryshe, Neymar prej kohësh është i lidhur me kalimin tek Real Madridi, rivali i përbetuar i Barcelonës.