New Orleans siguron një vend në ‘play-off’

New Orleans Pelicans siguruan zyrtarisht një vend në play-off pasi mundën 108-103 San Antonio Spurs në NBA, me Anthony Davis që ishte më i miri për të tijtë në parket me 31 pikë.

Në takimin e luajtur në Louisiana, vendasit kërkonin të kualifikoheshin për herë të parë në play-off që prej vitit 2011 dhe fillimi ishte i mbarë për ta, teksa Davis me 10 pikë të tijat në periodën e parë ndihmoi skuadrën të udhëhiqte 27-18 mbi parket. Një rezultat i pjesshëm 5-1 në dy minutat e fundit të pjesës, bëri që New Orleans të shkonte në pushim me shifrat 32-19. Epërsia e vendasve u zgjat në +20, në minutën e parë të pjesës së dytë ndërsa para pushimit tabela elektronike shënonte rezultatin 63-47 për ekipin nga Louisiana.

Në fillimin e periodës së tretë Boris Diaë ndihmoi San Antonion të afrohej në -10 pikë ndërkohë që rezultati vazhdoi të reduktohej më tej, me Parker, që falë 23 pikëve të tij në të këtë ndeshje, shkurtoi diferencën në 83-76. Spurs vazhduan të besonin në një përmbysje dhe para pushimit u afruan deri në 82-86, por Pelicans zgjatën sërish epërsinë në një +9. Një goditje e saktë e Eric Gordonit coi rezultatin në +11, ndërkohë që Spurs provuan të afroheshin dhe njëherë tjetër në fundin e periodës por Pelicans rezistuan duke fituar 108-103 duke thyer pas 11 fitoreve radhazi San Antonion.