Në listën e Milanit edhe Pepe Reina

Krerët e AC Milanit janë duke menduar për pasardhësin e Gigi Donnarumma-s.

Sipas mediave italiane, “Rossonerët” qysh tash janë duke menduar për zëvendësuesin e Donnarumma-s në rast se ky do të largohet nga “San Siro” në fund të këtij sezoni, raporton KosovaPress.

Portieri i Napolit, Pepe Reina thuhet se alternative për pasues te Donnarumma-s, ky i fundit duket se do t’i thotë lamtumirën milanistëve në verën që vjen.

Donnarumma është duke u kërkuar nga top-klubet evropiane, andaj Milani është duke menduar për të gjetur një portier të ri.

Spanjolli Reina është në listën e Milanit.