Ndodh në Spanjë, vidhen biletat për ndeshjen e Barcelonës në Kupën e Mbretit

Hajdutët kanë hyrë në stadiumin ‘Can Misses’ të hënën në mëngjes me qëllimin e vetëm për të vjedhur një numër biletash për ndeshjen Ibiza – Barcelona, e vlefshme për Kupën e Mbretit.

Është kuptuar që një numër i papërcaktuar i biletave kanë humbur.

Në stadium nuk kishte asnjë personel sigurie kur ndodhi incidenti, por dy figura me kapuç u panë në kamerat CCTV duke hapur një derë në stadium me një kamion.

Sipas një raporti të publikuar nga Diario de Ibiza, policia lokale po heton rastin dhe po shikon nga afër imazhet e CCTV për të provuar dhe identifikuar fajtorët.

Këto bileta duhej të dërgoheshin për anëtarët, sponsorët dhe kompanitë në ditët në vijim.