Ndodh në Iran: U maskua si burrë për t’u futur në stadium, kapet nga policia dhe vret veten në mënyrë mizore

Një grua dogji veten në Teheran pas gjyqit të saj, për përpjekjen për të hyrë në një stadium futbolli e maskuar si burrë.

Autoritetet në Iran rregullisht i ndalojnë gratë të hyjnë në stadium.

Historia e saj është ndjekur nga afër nga iranianët në mbarë botën që përdorën hashtagun “vajza blu” – një referencë për ngjyrat e ekipit të saj të preferuar, Esteqlal të Teheranit.

Gruaja, e quajtur si Sahar Khodayari, u arrestua në mars kur u përpoq të hynte në një stadium futbolli.

Pasi u burgos për tre ditë, ajo u la e liruar me kusht dhe priti gjashtë muaj për çështjen e saj gjyqësore.

Por kur u paraqit në gjykatë ajo zbuloi se seanca ishte shtyrë për shkak se gjyqtarja kishte një urgjencë familjare.

Ajo më vonë u kthye në gjykatë për të marrë telefonin e saj celular dhe raportohet gjerësisht se ajo mendohet të ketë dëgjuar dikë duke thënë se nëse do të dënohej mund të merrte nga gjashtë muaj deri në dy vjet burg.

Ajo pastaj dogji veten para gjykatës dhe më vonë vdiq në spital.