Ndërpritet ndeshja në Shqipëri, shkak tërmeti i fuqishëm

Është ndërprerë për pak minuta ndeshja mes Partizanit dhe Bylisit në kategorinë superiore.

Shkak duket të jetë tërmeti i fuqishëm që para pak çastesh goditi Shqipërinë.

Ndeshja ka rifilluar sërish, derisa për fat të mirë, në stadium nuk ka ndodhur asgjë.