Napoli ‘ëndërron’ objektivin e Liverpoolit (Video)

Napoli kërkon portierin e Romës, Alisson Becker

 

Portieri brazilian me paraqitjet e treguara deri më tani me Romën ka zgjuar interesim te shumë klube të njohura evropiane, ndër to Liverpooli dhe Napoli.

Pepe Reina pritet të largohet për te Milani këtë verë, ndërsa Sarri e sheh si zëvendësues ideal portierin e Romës, Alisson.

Edhe gjiganti anglez, Liverpool, kërkon shërbimet e brazilianit, por çmimi aktual që po e mban Roma është i papranueshëm për ta.

Kujtojmë se vitin e kaluar anglezët bën ‘pazar’ të mirë me klubin nga kryeqyteti i Italisë pasi sollën në ‘Anfield Road’ Mohamed Salah për 40 milionë euro e që doli të jetë një blerje mjaftë e qëlluar.

Roma e vlerëson lartë Alissonin dhe çmimi i tij sillet rreth 70 milionë euro.