Muntari në Deportivo

Ish-futbollisti i Ganës, Suli Muntari, nënshkroi sot marrëveshjen me Deportivon deri në fund të sezonit, pasi që kaloi provën dyjavore, konfirmoni klubi spanjoll.

Lojtari 34-vjeçar që nga vera kishte mbetur pa klub, pas shkëputjes së kontratës me Peskara, ndërsa në La Korunja do të bashkëpunojë me ish-bashkëlojtarin nga Milan, Klarens Sedorf, i cili para një kohe ka nisur të punojë si trajner në Deportivo.