Mungon vetëm zyrtarizmi, Eriksen lojtar i Interit

Christian Eriksen pritet të transferohet në Inter.

Inter ka arritur të sigurojë shërbimet e Christian Eriksenit.

Kalimi i tij tek Interi, ishte bërë bujë e madhe gjatë ditëve të fundit në mediat ndërkombëtare, ndërsa tani thuhet se gjithçka është e kryer.

Gazetari, Nicolo Schira shkruan se agjenti i lojtarit gjendet në Milano për të përmbyllur marrëveshjen e transferimit të futbollistit danez tek klubi i Interit.

Zbulohet se drejtuesit e Interit do të paguajnë plotë 18 milionë euro për kartonin e Eriksenit.