Muharrem Sahiti: Kjo është gjendja shëndetësore e Challandes

Ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, ka thënë se gjendja shëndetësore e Bernard Challandes është e mirë

Trajneri zviceran para ndeshjes me Shqipërinë ka dalë pozitiv në COVID-19.

Sahiti duke folur për Supersport, ka thënë se gjendja e trajnerit është e mirë, dhe shpresojnë që në testimin tjetër të dalë negativ dhe të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Sllovenisë.

“Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, para ndeshjes me Slloveninë do të testohet dhe të shohim si do të rezultojë”, ka deklaruar Sahiti për Supersport.

“Urojmë që të rezultojë negativë dhe të na bashkohet”.