Mourinho: Liverpooli s’do ta lëshojë nga dora titullin në Premierligë kësaj radhe

Liverpooli nuk do ta lëshojë nga dora epërsinë prej tetë pikëve në renditjen tabelore këtë sezon dhe si rrjedhojë do ta fitojë titullin e parë në Premierligë, sipas Jose Mourinhos.

Liverpooli e mundi 3:1 Manchester City të dielën në Anfield, duke e krijuar një epërsi prej nëntë pikëve ndaj kampionit në fuqi.

Asnjë ekip nuk e ka nisur më mirë këtë sezon në ligën elitare angleze se Liverpooli, i cili mbledh 34 pikë nga 12 ndeshje deri tani, duke e barazuar rekordin e Man City nga sezoni 2017/18.

Ekipi i Liverpoolit nga sezoni 1990/91 kishte mbledhur po kaq pikë, megjithëse nuk ishte shpallur kampion në fund, por Mourinho beson se ekipi i Jurgen Klopp do t’i japë fund pritjes 30-vjeçare për t’u bërë kampion.

“Nëse je prapa (në garë për titull), duhet të ndiesh se mund ta kapesh liderin. Nëse je i pari në renditje në ligë me një epërsi të madhe, duhet të ndiesh se ende nuk ka mbaruar asgjë”, tha Mourinho.

“Ama unë nuk jam atje, jam këtu. Dhe nga këtu, nga pozita ime, mendoj se është punë e kryer, nëse nuk ndodh diçka dramatike, për shembull ndonjë krizë lëndimesh që e thyen skuadrën”, shtoi ai.

“Por mendoj se ky ekip është një enigmë e kompletuar. City mund t’i fitojë shtatë, tetë, nëntë ndeshje radhazi, por nuk mundoj se Liverpooli mund ta humbasë epërsinë prej nëntë pikëve”, përfundoi ai.