Moreno kërkon të kthehet te Sevilla

Mbrojtësi i krahut të majtë nuk po gjen hapësira në skuadrën e Liverpoolit.

Alberto Moreno dëshiron t’i bashkohet përsëri skuadrës së Sevillas, pasi nuk po luan pothuajse fare tek Liverpool.

Sipas Marcas, futbollisti spanjoll ia ka bërë me dije trajnerit Jurgen Klopp që në janar do të largohet nga Anfield, pasi ky i fundit e preferon Andy Robertson para tij.

Kontrata e Morenos me Liverpoolin skadon në fund të sezonit dhe The Reds do të mundohen që mos ta lënë të largohet si lojtar i lirë duke provuar ta shesin gjatë afatit kalimtar dimëror.

Moreno ka luajtur në vetëm tri ndeshje në të gjitha garat këtë sezon./KosovaPress/