Morata kthehet në Real

Sulmuesi spanjoll i Chelseat, Alvaro Morata mund të rikthehet në Spanjë.

Sipas mediave britanike, spanjolli, i cili verën e kaluar iu bashkua ‘Bluve’ të Londrës nga Real Madridi, përsëri mund ta vesh fanellën e ‘mbretërve’.

Morata ka lënë të kuptohet se mund bëjë një kthim të mundshëm në Real Madrid. 25 vjeçari po luan sezonin e tij të parë me Chelsea, dhe deri tani ka shënuar 10 gola.

Spanjolli, i cili ishte transferuar për çmimin 60 milionë euro, aktualisht është lënë pas dore nga trajneri Antonio Conte pas lëndimi të pësuar ditë më parë, dhe duket se lojtari nuk do ta ketë lehtë që të siguroj vendin e titullarit tek londinezët.