Milani shpreson të nënshkruajë me Promes

Sulmuesi holandez, Quincy Promes vazhdon të jetë një objektiv i klubit të madh italian Milan.

Rossonerët e kanë kërkuar që dy sezone radhazi holandezin, por ai në verë vendosi për t’iu bashkuar klubit spanjoll Sevilla.

Edhe tani në afatin kalimtar të janarit, Milani po interesohet për transferimin e holandezit në San Siro.

Mediat italiane kanë raportuar se Kuqezinjtë kanë kërkuar huazimin e Promesit deri në fund të stinorit me mundësi blerje.

Kjo marrëveshje mes dy klubeve mund të arrihet shumë lehtë, pasi Sevilla në anën tjetër është e interesuar për të nënshkruar me Andre Silvan që e ka në huazim nga Milani.

Milan dëshiron huazimin e Promesit dhe është gati që në fund të stinorit të paguajë 18 milionë euro për lojtarin.

Në anën tjetër Sevilla do të ketë drejtën e blerjes së Andre Silvas për 38 milionë euro.

Tani i mbetet lojtarit në dorë për të vendosur nëse do të pranojë ofertën e Milanit, pasi dy klubet duket se do të gjejnë marrëveshje shumë shpejtë për këtë operacion.