Milani i interesuar për dy yjet e Dortmundit

Sipas asaj që raporton Calcio Mercato, skuadra italiane e Milanit u ka vënë syrin dy lojtarëve të Borussia Dortmundit.

Bëhet fjalë për Ilkay Gundogan dhe Nuri Sahin, që të dy shumë të nevojshëm për skuadrën italiane e cila viteve të fundit e ka humbur shkëlqimin që kishte më parë, transmeton GazetaTribuna.

Me shitjen e klubit italian te Mr. Bee, pritet që të rikthehen investimet, që do ta bënte edhe më të mundur një transferim të tillë.

Më herët ‘Djalli’ nga San Siro, i ka vënë syrin edhe  trajnerit Jurgen Klopp dhe Ciro Immobile.