Mesut Ozil i gatshëm për botëror

Mesut Ozil qetëson tifozët e Kombëtares gjermane, është gati për në Botëror.

Mesut Ozil ka larguar frikën nga tifozët e Kombëtares gjermane pasi ka thënë se ai do të jetë në Botëror dhe se lëndimi i tij në shpinë nuk është serioz.

“Pak vështirë për mua që mungova në ndeshjen e djeshme të Arsenalit për shkak të problemeve me shpinë”, shkroi ai.

“Me duhet pak kohë të shërohem por do të jem gati për Botëror”.

“Edhe njëherë dëshiroi ta falënderoi trajnerin ton. Ishte nder që luajta me ju, mon. Wenger! Të faleminderit për të gjitha kujtimet që i patëm se bashku”.

Ozil është lojtari kryesor për ekipin e Joachim Low derisa Kombëtarja gjermane dëshiron ta mbrojë titullin kamppion që e fitojë në 2014.