Messi zgjedh përforcimin e madh te Barcelona

Ylli i madh i Barcelonës, Lionel Messi ka dhënë preferencën e tij.

Barcelona kërkon një sulmues për sezonin e ri.

 Portali spanjoll “Diariogol.com” raporton se ylli kryesor i skuadrës, Lionel Messi ka dhënë preferencën e tij.

Messi ka njoftuar drejtuesit e klubit nga Camp Nou se dëshiron që Barcelona ta transferojë golgeterin e Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Por, largimi i Agueros nga Manchester City nuk është aspak i lehtë marrë parasysh faktin se ai është një prej futbollistëve kryesorë në formacionin e menaxherit, Pep Guardiola.