Messi: Dua të pensionohem te Barcelona

Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për RAC1, duke treguar shumë gjëra për karrierën e tij te Barcelona.

Ylli argjentinas ka zbuluar për golin e tij më të mirë, vështirësitë që kishte gjatë karrierës, madje kishte menduar edhe të largohej në vitin 2014 nga Blaugranasit.

Lojtari 32-vjeçar në mes tjerash ka zbuluar se ideja e tij është që të pensionohet në Camp Nou, pasi klubi është si familja e dytë e tij.

“Po, ideja ime është qëndrojë këtu edhe për disa vite. Unë gjithmonë kam menduar në këtë mënyrë dhe asgjë nuk ka ndryshuar”, ka thënë Messi.

“Është e qartë tashmë se dua të pensionohem te Barca. Veçanërisht kur ju në klub ndiheni si në familjen tuaj. Jam shumë i lumtur te Barca”.